×
  • Lajme
  • Rajon

    KShZ: Dalja deri në ora 13:00 për zgjedhjet presidenciale rreth 23.95%, parlamentare mbi 25.84%

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 15:51

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut ka bërë të ditur se deri në ora 13:00 në zgjedhjet presidenciale kanë dalë për të votuar 302.158 respektivisht 23.95 për qind.

    Dalje më të madhe deri më tani për zgjedhjet presidenciale ka në Kriva Plankë, me 46,44%, ndërsa dalja më e ulët për zgjedhjet presidenciale është në Likovë, me 3,28%.

    “Krahasuar me raundin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019 kemi rritje të daljes prej 3,49 % në këto zgjedhje. Ndërsa, krahasuar me raundin e parë të Zgjedhjeve presidenciale 2024 kemi ulje prej 0,7 %”, njoftuan nga KSHZ-ja.

    Sa u përket zgjedhjeve parlamentare deri në orën 13:00, nga numri i prej зa përgjithshëm i regjistruar 1 207.922 në këto 2.348 vendvotime, kanë votuar 312.070 respektivisht, 25,84%. Dalje më e madhe për momentin për zgjedhjet parlamentare ka në Krivogashtan, me 48,65 % ndërsa dalja më e ulët për zgjedhjet parlamentare është në Mavrovë dhe Rostushë, me 11,91 %.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!