×
  • Lajme
  • Rajon

    Kuvendi i Serbisë e kalon Raportin për negociata me Kosovën

    Reporteri
    03 Shkurt 2023 | 23:51
    Seanca e Kuvendit të Serbisë. 02.01.2023.

    Deputetët e Kuvendit të Serbisë kanë miratuar me shumicë votash raportin e Qeverisë së Serbisë për negociatat me Kosovën.

    Nga 186 deputetë të pranishëm, 153 votuan për, 23 kundër dhe nëntë deputetë abstenuan, raporton N1, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Deputetët e Kuvendit të Serbisë debatuan dy ditë në një seancë të posaçme kushtuar Kosovës, dhe në rend dite ishte raporti i Qeverisë për negociatat me Prishtinën nga shtatori i vitit të kaluar deri në mes të janarit.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të premten se për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, vendi po paguan një çmim të lartë në marrëdhëniet ndërkombëtare, por se nuk ka ndërmend ta ndryshojë këtë vendim për momentin.

    Në raport theksohet gjithashtu se Beogradi nuk do të heqë dorë nga kërkesa që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të themelohet urgjentisht. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!