×
  • Lajme
  • Rajon / Foto

    Ky është personi që dyshohet se vrau nënën e tij dhe katër persona tjerë në shtëpinë e të të moshuarve në Kroaci

    Reporteri
    22 Korrik 2024 | 14:23

    Pesë persona u vranë të hënën në Shtëpinë e të të moshurave në rrugën Mažuranićeva në Daruvar, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Një burrë dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e të të moshuarve dhe ka nisur të qëllojë me armë.

    Sipas informacioneve fillestare, mbetën të vrarë pesë persona, katër banues dhe një punonjës.

    Siç mëson jozyrtarisht “Mojportal.hr”, vrasësi është një polic ushtarak në pension dhe dyshohet se nëna e tij ishte përfituese e asaj shtëpie.

    Në profilin e tij në Facebook, K. P. ka deklaruar se ka qenë i punësuar në shërbim të Zotit dhe popullit, nuk ka detaje të tjera që janë bërë publike.

    Siç thanë të njohurit e tij për mediumin, një muaj më parë, para një dyqani në Donji Daruvar, ai hodhi një të njohur nga shkallët. Për shkak të plagëve të marra, i riu ishte transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Bjelovar dhe kishte përfunduar duke iu nënshtruar një operacioni abdominal.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!