Emisari special i BE’së për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Lajçak ka thënë se gjatë bisedës me Vuçiqin, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 e shtroi rrugën e normalizimit.
“Në takimin tonë të fundit në rolin tim aktual, presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe unë folëm për gjendjen aktuale të Dialogut. Theksova se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 hapi rrugën përpara drejt normalizimit. Përparimi i mëtejshëm është në interes të Serbisë, Kosovës dhe të ardhmes së tyre evropiane”, shkroi Lajcak.
Ky ishte takimi i fundit i Lajçak me Vuçiqin si Emisar i BE’së, pasi ai më 31 janar të këtij viti do ta përfundojë mandatin e tij.
In our last meeting in my current role, @predsednikrs @avucic and I spoke about the state of play in the Dialogue. I underlined that the 2023 Ohrid Agreement paved the way forward towards normalisation. Further progress is in the interest of Serbia, Kosovo and their 🇪🇺 future. pic.twitter.com/BoVjpWS7iJ
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 21, 2025
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.