I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në New York me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një njoftimi në “X”, të mërkurën, ka thënë se me Vuçiqin ka folur për nevojën e një ri-zotimi për zbatimin e aneksit të Ohrit.

“Ne diskutuam në detaje për ngjarjet e fundit në Dialog dhe nevojën për ri-zotim dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit…”, ka shkruar Lajçak.

Reklamë