×
  • Lajme
  • Rajon

    Lidhjet me Rusinë dhe pse ndryshoi mendjen, flet Vuçiq: Këto janë arsyet pse erdha sot në Tiranë

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 10:13

    Po zhvillohet sot në Tiranë Samiti i liderëve të BE.

    Pjesë e këtij Samiti është edhe presidenti Aleksandër Vuçiq i cili ndërroi mendje, pasi gjatë javës së kaluar tha se nuk do të merrte pjesë në këtë samit.

    Vuçiq para mediave shpalosi edhe arsyet për të cilat ai tha se ndërroi mendje, dhe vendosi të marrë pjesë në samit.

    “Vendosëm të vinim të diskutonim për të gjitha çështjet. Ne mbetemi të përkushtuar për çështjen e dialogut dhe për negociatat me BE.

    Është e rëndësishme të marrim mbështetje nga BE për Serbinë. Këto janë sinjale të mira. Të tjera nga to që do dëgjojmë është strategjia e BE për të ardhmen është rëndësi e madhe. BE ka kërkuar harmonizim të plotë kundër Rusisë. Por ne jemi të pavarur, ne i njohim detyrimet tona me vendimet e BE, po prekemi një situatë ndryshe për territorin e Serbisë që është shkelur në 1999 dhe në 2008. Serbia është shumë pranë Rusisë, është një vend i pavarur. Keni dëgjuar dhe shkruar se gjatë 9-10 muajve se Serbia po ndjek udhëzimet e Rusisë, për të sulmuar të tjerët në Ballkan për mungesë stabiliteti, por ne e kemi përgënjeshtruar me vepra. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze dhe lajmesh të rreme, por Serbia është vend i pavarur dhe do mbetet kështu. Ne do të mbrojmë interesat e Serbisë në raport me Kushtetutën tonë”, tha Vuçiq para mediave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!