×
  • Lajme
  • Rajon

    LSDM zyrtarizon Pendarovskin si kandidat për president

    Reporteri
    28 Shkurt 2024 | 23:00
    Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

    Bordi ekzekutiv i LSDM-së e mbështeti zyrtarisht Stevo Pendarovskin si kandidat për president të shtetit.

    Bordi Ekzekutiv i LSDM-së në seancën e sotme në qytetin e Shtipit shqyrtoi informacionin për procedurën për kandidatët e mundshëm për kryetar të shtetit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

    Sipas kësaj partie, nga të gjitha analizat, diskutimet dhe anketat e opinionit publik, Bordi Ekzekutiv e mbështeti Stevo Pendarovskin si kandidat për kryetar të shtetit dhe ia propozoi kandidaturën Bordit Qendror të LSDM-së.

    “Pendarovski është kandidat fitues, i afërt me popullin, ndan vlerat progresive, me vizion të qartë për të ardhmen evropiane të vendit Pendarovski në mandatin aktual ia riktheu reputacionin, integritetin dhe besueshmërinë institucionit të Presidentit të shtetit dhe tregoi se çfarë do të thotë të jesh president i vërtetë për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!