×
  • Lajme
  • Rajon

    Mediat serbe publikojnë pamjet nga vendi i ngjarjes: Vritet Faton Hajrizi

    Reporteri
    19 Korrik 2024 | 14:03

    Menjëherë pasi Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daciq njoftoi se është vrarë një person i dyshuar për vrasjen dje të policit serb, mediat në Beograd, raportojnë se personi i likuiduar nga autoritetet serbe është Faton Hajrizi.

    Madje, mediat serbe kanë publikuar edhe pamjet e të vrarit. Derisa identiteti i tij mbetet ende i pakonfirmuar dhe i paverifikuar në mënyrë të pavarur.

    “Pjesëtarët e policisë e likuiduan në afërsi të Loznicës”, citohet të ketë thënë Daçiq.

    Autoritetet serbe sot e kanë shpallur në kërkim Faton Hajrizin, i cili dyshohej për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e një tjetri, në Loznicë të Serbisë.

    Faton Hajrizi, dy javë më parë u arratis nga Burgu i Smrekonicës dhe ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.

    Kujtojmë se nga të shtënat që ndodhën natën e 18 korrikut në Loznicë, një polic u vra dhe një tjetër u plagos rëndë.

    Sulmuesi fillimisht u identifikua si Artan Hajrizi, por i njëjti tha për mediat e Kosovës se nuk ka gisht në vrasje dhe se vëllai i tij, Fatoni ia ka vjedhur dokumentet personale.

    Për rastin janë arrestuar edhe tre persona në Serbi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!