Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit në Bruksel që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ka shkuar në Budapest për ta takuar kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
Ai ia ka dhënë versionin e tij për takimin me Kurtin në Bruksel, duke treguar se ka biseduar me Orbanin për zhvillimet në Kosovë.
Vuçiq e ka quajtur Orbanin si ”mik të sinqertë dhe të besueshëm të Serbisë“, ndërkaq Orban nuk ka raporte miqësore me Bashkimin Evropian për shumë tema, edhe të rëndëisë gjeopolitike.
Megjithatë, presidenti serb e ka zgjedhur atë që ta vizitojë menjëherë pas takimit të Brukselit, që përfundoi pa marrëveshje.
“Me një mik të sinqertë dhe të besueshëm të Serbisë, kryeministrin hungarez Viktor Orbán, në një nga tarracat më të bukura të Budapestit, për temat aktuale, takimin në Bruksel, zhvillimin e situatës në Kosovë, por edhe për ambiciet, plane dhe projekte partneriteti kërkuese dhe të guximshme me të cilat do të shtyjmë kufijtë e vizionit të përbashkët të progresit ekonomik, bashkëpunimit dhe lidhjes së dy vendeve tona”, ka shkruar Vuçiq në Instagram, të enjten. /Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.