Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kanë arrestuar një person pasi ky i fundit kreu një sulm në Beograd, ku vrau tetë persona dhe plagosi 14 të tjerë.
Vrasësi është gjetur pas tetë orësh në Vinjishtë afër Kragujevcit.
MPB-ja ka publikuar edhe pamje nga momentet e arrestimit të të riut.
Kjo masakër vjen vetëm pasi kanë kaluar 48 orë nga një sulm tjetër në një shkollë në Beograd ku një 13 vjeçar vrau 8 bashkëmoshatarë të tij dhe rojën e shkollës.