×
  • Lajme
  • Rajon

    Përfshirja e Kurtit në zgjedhjet në RMV, Xhaferi: Nuk ndikon në raportet ndërshtetërore, qytetarët vendosin vetë

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 11:07

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi pasi hodhi votën e tij për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale është pyetur nga gazetarët edhe lidhur me atë nëse kryeministri Albin Kurti ka pasur ndikim në këto zgjedhje, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kryeministri Xhaferi tha se çdo deklarim publik ka edhe një shkallë ndikimi, por që qytetarët përcjellin të gjitha deklarimet dhe vendosin ashtu siç e mendojnë ata të vendosin.

    “Gjithsesi që çdo deklarim publik ka një shkallë edhe ndikimi në përceptim, në përzgjedhje por besoj që qytetarët duke qenë në mundësi të përcjellin deklarimet e të gjithë neve, të vendosin ashtu siç mendojnë të vendosin”, tha fillimisht Xhaferi.

    Por, se a ka ndikuar kjo në relacionin mes dy tyre si dy kryeministra të dy vendeve, Xhaferi tha se një gjë e tillë nuk ndikon në raportet ndërshtetërore, derisa përmendi se Maqedonia ka qenë ndër të parat që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

    “Nuk e di për të satën herë e them une jam kryeministër i vendit, dhe vendi është ndër të parët që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës si dy vende fqinje, por më shumë se sa vend fqinje, sdo mend se si kryeministër ska pse të ndikojë në raportet ndërshtetërore, çështjet e çasjeve politike dhe personale të atyre që kanë çasje, dhe s’do mend që ska ndikim negativ ndërshtetërore”, tha ai para gazetarëve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!