×
  • Lajme
  • Rajon

    Presidenti i Kinës nis vizitën në Serbi

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 10:40

    Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka mbërritur të martën për një vizitë dyditore në Beograd, me ftesë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Presidenti kinez u prit me ceremoni shtetërore në Beograd.

    Para se të mbërrinte avioni i presidentit kinez, nga kufiri u dëgjuan gjuajtësit serbë MiG-29.

    Vizita e presidentit kinez në Serbi përkon me përvjetorin e bombardimit të NATO-s ndaj ambasadës kineze në Beograd, kur pesë bomba goditën ambasadën kineze më 7 maj 1999.

    Tre persona vdiqën atëherë, duke përfshirë dy gazetarë kinezë, dhe të paktën 20 persona u plagosën.

    Zyrtarët e NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara më pas njoftuan se bombardimi i ambasadës kineze nuk ishte i qëllimshëm, duke treguar vazhdimisht se fushata ajrore e NATO-s kundër RF të Jugosllavisë ishte nisur për të ndaluar sulmet e forcave serbe ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

    Beogradi është një prej përfituesve të mëdhenj të investimeve kineze, përfshirë marrjen e ndihmës financiare për një linjë hekurudhore, që e lidh me Budapestin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!