×
  • Lajme
  • Rajon

    Publikohen me video pamjet e episodit më të trishtë të Vuçiqit në Davos

    Reporteri
    20 Janar 2023 | 15:31

    Në llogarinë zyrtare në YouTube të Presidentit të Maqedonisë së Veriut është publikuar një video nga fillimi i panelit kushtuar Ballkanit Perëndimor, e cila do të mbahet mend, ndër të tjera, për rregullimin e karrigeve, përkatësisht do të mbahet mend për pozitën e zënë nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Fotoja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq nga paneli për Ballkanin Perëndimor në Davos shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale një ditë më parë pasi Vuçiq ishte ulur veç të gjithë liderëve, i vetëm.

    Tash për tash nuk dihet se si ka ardhur ky rregullim i ndenjëseve, nëse ka dashur të veçohet presidenti i Serbisë apo ka mbetur pa karrige në rreshtin ku janë të gjithë të tjerët.

    Por, ajo çfarë ka ndodhur së fundi është publikimi i pamjeve me video të këtij takimi në llogarinë e presidentit maqedonas Stevo Pendarovski, në YouTube.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!