×
  • Lajme
  • Rajon

    “Qielli kroat tani më i sigurt”, gjashtë avionë luftarakë “Rafales” arrijnë nga Franca në Kroaci

    Reporteri
    25 Prill 2024 | 14:13

    Gjashtë nga 12 avionët luftarakë shumëfunksionalë “Rafales” të porositura nga Kroacia në Francë kanë mbërritur në Zagreb, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Kjo ndodhi dy vjet e pesë muaj pas nënshkrimit të kontratës më shumë se një miliard euro me Francën, dhe mbërritja e avionit të fundit të kontraktuar pritet në fillim të vitit të ardhshëm.

    “Rafales” u larguan nga Franca rreth orës 11:00 dhe arritën në Zagreb rreth orës 12:30 pasdite.

    Ata hynë në Kroaci në zonën e Adriatikut verior rreth mesditës. Piloti thirri nga kabina dhe tha se “qielli kroat tani më i sigrt”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!