×
  • Lajme
  • Rajon / Detaje

    Rezultatet e para për zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut: Prin Siljanovska Davkova dhe VMRO

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 21:46
    Kandidatja e VMRO-së për zgjedhjet presidenciale, Gordana Siljanovska-Davkova, duke votuar në një qendër votimi në Shkup të Maqedonisë së Veriut më 24 prill 2024. , Foto: Reuters

    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votuan në zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe parlamentare. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale u votua për dy kandidatë ndërsa për parlamentaret për 17 lista të deputetëve.

    Nga 20,25 për qind e votave të numëruara në 872 vendvotime, prin Gordana Siljanovska Davkova me 62,37 %, ose me 88.209 vota. Pendarovski ka 30,35 për qind, ose 42,923 vota.

    Nga 420 mijë vota të numëruara deri më tani në Maqedoninë e Veriut, ndërmjet VMRO-së dhe LSDM-së, prin ajo e para, pra VMRO e cila ka deri tash 34,11% derisa LSDM ka vetëm 11,5%.

    Arbër Ademi nga Fronti Europian në konferencë për media tha se janë fitues me mbi 30 mijë vota në epërsi deri më tani kur janë numëruar 50 për qind të votave.

    “Deri më tani sipas nga mbi 50 përqind të votaveFronti Europian mbi 30 mijë vota më shumë se opozita. Në epërsi në Dibër 2 me 1, Strugë më tepër se 2 me 1, Kërçovë 5 me 1, Vrapçisht më tepër se 2 me 1, në epërsi në Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Likovë. Më vonë do të dalim më të dhëna më të hollësishme. Nëse vazhdojmë me këtë trend Fronti Europian do të ketë mbi 20 deputetë”, tha Ademi.

    Izet Mexhiti nga VLEN në një konferencë për media tha se VLEN është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve.

    Ai shtoi se institucionet që kishin obligim mbarëvajtjen e procesit zgjedhor ishin në shërbim të BDI-së. Përgjegjësi për dhunimin e votës do të ketë, sipas tij.

    VMRO-DPMNE tha se presim të fitojmë 61 deputetë si koalicion.

    “VMRO me akuza ndaj BDI-së për bojkot të zgjedhjeve presidenciale. Gordan Siljanovska në epërsi rreth 2 me 1 ndaj Stevo Pendarovskit . Nga VMRO entuziast se kanë fitore të thellë, presin 61 deputetë të vetëm si koalicion”, kanë deklaruar nga VMRO-DPMNE.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!