×
  • Lajme
  • Rajon / Reagimi në "X"

    Roth për Vuçiqin: Me të në krye, nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE

    Reporteri
    19 Mars 2024 | 14:02

    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth përmes një postimi të bërë në platformën “X”, ka thënë se Serbia në krye me presidentin Aleksandar Vuçiqi nuk ka asnjë mënyrë që të hyjë në Bashkimin Evropian, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai tutje ka thënë se perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë por për të gjitha vendet e Ballkani Perëndimor.

    Roth shkruan se nuk ekziston një gjë e tillë “ose Serbia ose Kosova”.

    “Presidenti Vuçiq keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si “ose Serbia ose Kosova”. Por Vuçiq ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE”, ka shkruar Roth në platformën “X”.

    Kjo deklaratë e Roth vjen pasi presidenti Vuçiqi kishte thënë se perëndimi do duhej të zgjedhte mes Serbisë ose Kosovës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!