×
  • Lajme
  • Rajon

    Rreshtimi krah Rusisë, Daçiqi e Vulini marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Moskë

    Reporteri
    25 Maj 2023 | 10:17

    Në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë të mbajtur në Moskë, ka marrë pjesë edhe shefi i Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë (BIA), Aleksandar Vulon, dhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

    Shefi i BIA-s serbe, Vulin, ishte i ftuar nderi, raporton Danas.

    I pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik i cili në fjalën e tij deklaroi se populli serb është viktimë e hegjemonisë së perëndimit.

    Hulumtuesja ukrainse, Ivana Stradner lidhur ka reaguar duke thënë se Perëndimi duhet ta pranojë atë që po ndodh në Serbi.

    “Nëse kjo është e vërtetë dhe nëse Vulin është vërtetë atje, atëherë shpresoj se Perëndimi më në fund duhet të pranojë atë që po ndodh në Serbi.”, ka shkruar mes tjerash Stradner.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!