×
  • Lajme
  • Rajon

    Samiti i BE-së në Tiranë, e paqartë nëse Vuçiq do ta nënshkruajë deklaratën e përbashkët

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 9:28

    Është e paqartë nëse Serbia do të nënshkruajë deklaratën e përbashkët nga Samiti i BE- Ballkani Perëndimor, sepse ajo i angazhon shtetet për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, raporton gazeta serbe Danas.

    Vetë shkuarja e Vuçiqit në këtë samit nuk ishte e sigurt, transmeton Reporteri.net.

    Presidenti i Serbisë fillimisht tha se nuk do të shkojë për shkak të, siç tha ai, reagimit të papërshtatshëm të Bashkimit Evropian për emërimin e Nenad Rashiqit në postin e ministrit në Qeverinë e Kosovës nga kryeministri Kurti, e më pas dje konfirmoi pjesëmarrjen.

    Sot Tirana do të jetë vendi i takimit të liderëve të BE-së dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe kjo është hera e parë që ky samit do të mbahet në një nga vendet e rajonit.

    Vetë Vuçiq tha se pret që në Samit fillimisht të diskutohet vendosja e sanksioneve kundër Rusisë.

    Pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, forcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja në rajon, sfidat e emigrimit dhe lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar do të jenë disa nga temat kryesore që do të diskutohen sot sipas raportimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!