×
  • Lajme
  • Rajon

    Scholz: Asnjë vend s’do të anëtarërsohet në BE vetëm për arsye gjeopolitike, realiste që Mali I Zi të hyjë pas 4 vjetësh

    Reporteri
    29 Prill 2024 | 16:58

    Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka pritur Kryeministrin e Malit të Zi në zyrën e tij në Berlin. Në një postim në X pas takimit, Scholz ka shkruar se Mali i Zi është një faktor i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

    “Asnjë vend tjetër në Ballkan aktualisht nuk është më i përcaktuar për progres për krijimin e kushteve për t’u anëtarësuar në BE. Gjatë vizitës së tij në Berlin e sigurova Kryeministrin Spajic për mbështetjen tonë në këtë rrugë” ka shkruan Scholz.

    Në konferencën për media Kancelari ka thënë se “asnjë nga vendet e shumëta që synojnë anëtarësimin në BE nuk do të anëtarësohet vetëm për arsye gjeopolitike”. Por, a mund anëtarësohet Mali I Zi pas katër vjetësh?

    Bëhet fjalë edhe për arritjet e secilit vend (merit -based), pra sa i ka plotësuar parakushtet për shtetin e së drejtës, demokracinë, ekonominë e tregut dhe bashkëjetesën sociale. Parakushti është përmbushja e acquis evropaine.Por unë jam i impresionuar me ambicien dhe shpejtësinë. Dhe mendoj se është një ambicie realiste. Ne do të ofrojmë gjithë mbështetjen tonë për këtë” ka premtuar kancelari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!