×
  • Lajme
  • Rajon

    Senatorët amerikanë nisin vizitat në Serbi, Vuçiq insiston në Asociacionin

    Reporteri
    25 Maj 2023 | 11:42

    Senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters kanë nisur vizitën e tyre në Serbi, ku janë takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Në fokus të takimi ishte dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogrdit, teksa siç bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar nga presidenca serbe, Vuçiq tha se prioritet tani është formimi i Asociacionit të komunave me shumë serbe.

    “E theksova se prioritet është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, si dhe se do të vazhdojmë të insistojmë në zbatimin ekskluziv të vendimit për Asociacionin ashtu siç është paraparë në Marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Vuçiq.

    Gjatë kësaj javë senatorët amerikenë, Chris Murphy dhe Gary Peters qëndruan edhe në Kosovë ku kishin takime me krerët e shtetit.

    Dy zyrtarët amerikanë kërkuan nga liderët e vendit zbatimin e marrëveshjes me Serbinë. Derisa për Serbinë, kërkuan që të mos e pengojë rrugën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!