×
  • Lajme
  • Rajon

    Serbia sërish refuzoi t’i vendosë sanksione Rusisë

    Reporteri
    24 Janar 2023 | 18:37
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

    Edhe njëherë, Serbia ka refuzuar t’i vendosë sanksione Rusisë për luftën e paprovokuar në Ukrainë.

    Kjo e bën Serbinë si të vetmin shtet kandidat për t’u anëtarësuar në BE, që nuk pranon të vendosë sanksione, raporton ewb, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Lajmin e ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

    Në njoftim thuhet se Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina kanë respektuar pesë vendimet e Këshillit të BE-së në lidhje me sanksionet kundër Rusisë.

    “Ato vende do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me vendimet e Këshillit dhe BE-së”, pohoi Borrell.

    Kujtojmë se në listën e shteteve që i vendosën sanksione Rusisë për luftën në Ukrainë është edhe Kosova, që po ashtu aspiron të anëtarësohet në BE.

    Lufta e Rusisë në Ukrainë ka filluar në shkurt të vitit të kaluar, dhe po vazhdon ende me pothuajse të njëjtin ritëm që nga fillimi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!