×
  • Lajme
  • Rajon

    Serbia sot në grevë të përgjithshme

    Reporteri
    24 Janar 2025 | 9:06

    Sot në Serbi ka nisur greva e përgjithshme, të cilën studentët  e kanë paralajmëruar tash e sa kohë.

    Grevës, përveç fakulteteve në mbarë vendin dhe një pjese të shkollave fillore dhe të mesme, shumë kompani, institucione kulturore, hoteleri, biznese të vogla, e organizata.

    Sindikatat brenda ndërmarrjeve shtetërore dhe administratat e qytetit i janë përgjigjur edhe grevës dhe po ashtu edhe disa media.

    Që nga shembja e një strehe të stacionit të trenit në Novi Sad më 1 nëntor ku humbën jetën 15 persona, ka nisur një valë pakënaqësie e shprehur me protesta që kanë çuar tani në grevë të përgjithshme.

    Kolektivët në disa shkolla në Serbi janë në grevë që nga 20 janari, duke kërkuar kushte më të mira pune, si dhe plotësimin e kërkesave të nxënësve, të cilët përmes bllokadave kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave  vitin e kaluar në një tendë në Novi Sad.

    Sa i përket Presidentit të Serbisë, për të, thotë ai, fakti më i rëndësishëm është se nuk ka ministri në grevë: ushtri, polici dhe shërbime sekrete./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!