Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili po merr pjesë në samitin e liderëve evropianë në Kopenhagë, mbeti pa karrige dje.
Këtë herë, në Danimarkë, në samitin e liderëve në Kopenhagë, Vuçiqi nuk kishte vend për t’u ulur – as edhe një karrige. Ndërsa shikonte përreth i hutuar, duke kërkuar dikë që ta ndihmonte dhe ta nxirrte nga situata e tij e sikletshme, por askush nuk i erdhi në ndihmë, ai u përpoq të ulej në karrigen që nuk ishte e destinuar për të. Por menjëherë iu tha se nuk mund të ulej atje – sepse vendi ishte i zënë.
Organizatorët e samitit me sa duket nuk dinin çfarë të bënin me të. Në fund, dikush i doli me një ide dhe i solli një karrige të vogël, të ngjashme me ato të bankave të shkollës. /Reporteri.net/
Stalna blamaža i neverovatan propust našeg protokola. Tužni sirak među vihorove dok izgubljena savetnica Jović pokušava da nađe mesto za baskuznu figuru.
Nije smešno jer oni vode i uništavaju Srbiju 13 godina i zaista tako bude kad nesposobne i alave stavite da vode važne državne… pic.twitter.com/UmAHUUSKgq— Borko Stefanović (@BorkoStef) October 2, 2025