×
  • Lajme
  • Rajon / Zgjedhjet presidenciale në RMV

    Siljanovska e Pendarovski në balotazh

    Reporteri
    25 Prill 2024 | 7:54

    Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presidentin e vendit.

    Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe u mbyllën në orën 19:00, ashtu siç ishte planifikuar.

    Komisioni shtetëror zgjedhor ka njoftuar se dalja e përgjithshme në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut ishte 48.46%.

    Sipas mbi 97% të votave të numëruara, kandidatja e VRMO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska–Davkova mori dyfish më shumë vota sesa kundërkandidati i saj maqedonas nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski.

    Me numërimin e mbi 97% të votave, Siljanovska Dalkoka ka marrë 40.19% të votave, ndërsa Pendarovski 19.99% të votave.

    Të dy kandidatët do të përballen sërish me 8 maj, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

    Ndërkohë në taborin shqiptar, fitoi Bujar Osmani nga Fronti Evropian ndaj kundërkandidatit të tij shqiptar, Arben Taravari nga koalicioni VLEN.

    Osmani doli i treti me radhë për nga numri i votave të përgjithshme me 13.36% të votave.

    Të drejtë vote kishin 1.814.317 persona ndërsa 1.713.758 votues ishin të regjistruar për votim në 3.480 vendvotime në tërë Maqedoninë e Veriut

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!