×
  • Lajme
  • Rajon

    Sot votohet për rrëzimin e qeverisë së Malit të Zi, Abazoviq ndërron anë

    Reporteri
    13 Dhjetor 2021 | 13:18

    Sot në Mal të zi zhvillohet seanca e parlamentit ku do të shqyrtohet nisma e opozitës për mocionin e mosbesimit të qeverisë së kryeministrit, Zdravko Krivokapiq.

    Rënia e mundshme e qeverisë nënkupton rikthimin e Partisë Demokratike Socialiste të Presidentit Milo Gjukanoviq, e cila prej 30 vitesh ka qenë në pushtet.

    Kryetari i Lëvizjes Qytetare “URA” dhe zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq është shprehur se për zgjidhjen e krizës politike duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme, njofton euronews.

    Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq shpreson se askush nga shumica parlamentare nuk do ta përkrahë nismën për mosbesimin e qeverisë.

    Ndërkaq, presidenti i Malit të Zi dhe lideri i opozitës, Milo Gjukanoviq ka shprehur besimin se mocioni për mosbesimin e qeverisë do të ketë sukses.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!