Studentët nga fakultetet e Universitetit të Beogradit kanë organizuar sot një protestë të madhe në sheshin Slavija të Beogradit . Sipas organizatorëve, protesta do të zgjasë nga ora 6 deri në orën 8 të mbrëmjes. Kjo konsiderohet një nga tubimet më të mëdha të organizuara ndonjëherë.

Dhjetëra mijëra qytetarë nga e gjithë Serbia u mblodhën në këtë vend. Numri i saktë i protestuesve nuk dihet.

Studentët kanë mbajtur protesta në Sheshin Slavija disa herë, ku ajo e vitit të kaluar, më 15 mars, konsiderohet si më e madhja e mbajtur ndonjëherë në Serbi./Reporteri.net/

Reklamë

Nova.rs publikoi foto nga sheshi Slavija i mbushur plot në Beograd, vendi qendror i mbledhjes së protestuesve kundër qeverisë së Aleksandar Vuçiq.