“Gënjeshtër” e ka quajtur ish-Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, pretendimin e të ashtuquajturit drejtor të “zyrës për Kosovë” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, se Serbia, bazuar në Rezolutën 12/44, “mund të dërgojë një mijë trupa ushtarake”.

Pa aprovim të KFOR-it, kjo s’mund të bëhet, tha Tadiç. Por, edhe një gjë tjetër, tha ai, është se forcat serbe nuk mund të dërgohen “për ato arsye” të cilat i deklaroi Petkoviç, për gjoja “mbrojtjen e popullatës”.

“Pra, Zyrën për Kosovë e kryeson një person që nuk e njeh as rezolutën 12/44 apo që qëllimisht i mashtron qytetarët për gjoja patriotizmin e kësaj qeverie”, ka shkruar Tadiç në një cicërimë në Twitter.

Reklamë

“Sipas rezolutës 12/44, kthimi i personelit të sigurisë është i mundur vetëm në funksionet 1. Lidhjet me ndërmisione civile dhe prani ndër-siguruese 2. Pastrimi i fushave të minuara 3. Pasqyrimi i pranisë në vendet e trashëgimisë kulturore 4. Pasqyrimi i pranisë në pikat kryesore kufitare”, ka thënë ai.