×
  • Lajme
  • Rajon

    Takim me Scholzin e Macronin në Pragë, Vuçiq: Përfaqësova me seriozitet nevojat e vendit

    Reporteri
    06 Tetor 2022 | 21:30

    Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka folur rreth takimit që zhvilloi me presidentin e Francës, Emanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Pragë, në kuadër të samitit inagurues të Komunitetit Politik Evropian, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Vuçiq ka njoftuar se temë e këtij takimi ishte edhe Kosova dhe rruga evropiane e Serbisë.

    Ai ka thënë se ka përfaqësuar dinjitetshëm vendin dhe interesat e vendit.

    “Unë besoj se kam përfaqësuar me përgjegjësi dhe seriozitet vendin tonë dhe interesat e tij”, shkroi Vuçiq në profilin e tij në Instagram. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!