×
  • Lajme
  • Rajon

    Takimi i tetë ende pa marrëveshje, dita e fundit për caktimin e mandatarit të qeverisë së re të Malit të Zi

    Reporteri
    19 Shtator 2022 | 14:09

    Përfaqësuesit e shumicës së vjetër/re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 20 gushtit 2020 kanë vazhduar tashmë në takimin e tetë për të konkluduar një marrëveshje për arritjen e formimit të qeverisë së re malazeze, raportoi portali malazez i lajmeve “AntenaM”, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Takimi i nisur që nga ora 11:00 nuk ka sjellur rezultat, derisa palët kanë dalë në pauzë deri në ora 14:30.

    Në takim erdhën liderët e Frontit Demokratik Andrija Mandiç dhe Milan Knezheviç, përfaqësuesit e URA-s Mileta Radovaniç dhe Zoran Mikiç, demokratët Zdenka Popoviç, Dragan Krapoviç dhe Danilo Saranoviç.

    Në takim janë edhe lideri i Partisë Popullore Socialiste Vladimir Jokoviç, Mali i Zi i Bashkuar Goran Daniloviç, Civisa Srxhan Paviçeviç, Demosa Miodrag Lekiç, kryetari i Partisë Punëtore Maksim Vuçiniç dhe Prava Montenegro Marko Milaçiç.

    Afati deri në të cilin presidenti Milo Gjukanoviç duhet të emërojë mandatarin për përbërjen e qeverisë së re skadon sot. /Reporteri.net/.

    Sot afati i fundit për caktimin e mandatarit për qeverinë e re të Malit të Zi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!