×
  • Lajme
  • Rajon / Video

    Taravari: Vuçiqi po e përkrah Ali Ahmetin, shokuese deklarata e tij për ne që jetojmë në RMV

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 17:50

    Kandidati për president në Maqedoni të Veriut, Arben Taravari ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin DPT te Fidani ka thënë se deklarata e Aleksandar Vuçiqi se “Kurti po përzihet në zgjedhjet në Maqedoni dhe po cënon pushtetin e Ali Ahmetit”, është shokuese, shkruan Reporteri.net.

    Taravari u shpreh se kjo ishte hera e dytë që Vuçiqi e ka bërë një gjë të tillë, derisa ka pyetur se pse është kaq i shqetësuar presidenti serb për Ali Ahmetin.

    “Para dy javësh Vuçiqi dha një porosi që Kurti përzihet në zgjedhjet në Maqedoni, dhe e cënon pushtetin e z.Ahmeti. Kjo ishte shokuese për ne që jetojmë në Maqedoni. Thonim është montazh. Kur ndodhi dje përsëri, ishte e dyta herë që Vuçiqi thotë se Kurti përzihet dhe Ahmeti mund t’i hup zgjedhjet. Pse kaq i shqetësuar Vuçiqi për z.Ahmeti”.

    “Unë nuk e them, këto janë fakte, ai shpreh shqetësime. E thotë Vuçiqi, nuk e them unë, e ka thënë jo një herë, por dy”.

    “Çfarë e shqetëson Vuçiqin aq shumë për Ahmetin. Ne i dimë edhe takimet që i ka pasur, kanë qenë dhe publike në procesin e Open Balkan, ku vazhdimisht ne si parti kemi sinjalizuar.”, tha tutje ai në DPT me Fidanin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!