×
  • Lajme
  • Rajon

    “Terr në Serbi”, dy televizionet e njohura ndërprejnë transmetimin e të gjitha programeve

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 8:59

    Prej mesnatës së 6 dhjetorit, televizionet Nova S dhe N1 kanë ndërprerë transmetimin e programit të tyre.

    Ato në vend të programit të rregullt  kanë shkruar “Errësirë ​​në Serbi, pa media të lira”.

    Pas mesnate, këto dy televizione që veprojnë në kuadër të United Media publikuan të njëjtin mbishkrim në rrjetet e tyre sociale, por pa shpjeguar se për çfarë konkretisht bëhej fjalë.

    Shumica e mediave në Serbi cilësohen si të kontrolluara nga pushteti dhe mjedisi për të vepruar për mediat e tjera konsiderohet i rrezikshëm. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!