Një traget me pasagjerë që operonte linjën Beşiktaş-Üsküdar, është përplasur me një anije mallrash që po kalonte nëpër Bosfor, raporton CNN Turk, përcjell Reporteri.net.

Bazuar nga informacionet fillestare, nuk ka persona që kanë rënë në det gjatë përplasjes, mirëpo tetë pasagjerë kanë pësuar lëndime.

Dy nga të lënduarit janë transportuar në spital me ambulanca.

Reklamë

Anija e mallrave është tërhequr nga ekipet e Sigurisë Bregdetare në një zonë të sigurt dhe është ankoruar për të kryer vlerësimin e dëmeve.

Nga Prefektura e Stambollit kanë dhënë këtë deklaratë në lidhje me aksidentin:”Më datë 19 shtator 2025, ditën e premte, rreth orës 20:30, përpara zonës Salacak në Üsküdar, ndodhi një përplasje mes një anije pasagjerësh dhe një anije mallrash me flamur të Panamasë. Si pasojë e përplasjes, 8 pasagjerë që ndodheshin në anijen e udhëtarëve janë plagosur.”