Në vijim të turit ballkanik në Malin e Zi, presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen ka deklaruar se ky shtet është lider në procesin e integrimit në BE me ecurinë e mbylljes së negociatave të anëtarësimit.

“Sa herë që vij në Malin e Zi, mund të ndiej zemrën e Evropës që rreh këtu. Më pëlqen shumë fakti që Mali i Zi të jetë anëtari i 28-të i BE-së deri në fund të vitit 2028 nëse ju mbeteni të përqendruar në reforma“, tha von der Leyen.

“Mali i Zi është në prag të anëtarësimit në BE. Deri në fund të vitit 2026, ne do të mbyllim të gjitha kapitujt e negociatave, në mënyrë që të bëhemi anëtar i Unionit deri në fund të vitit 2028.
Jemi gati që të kontribuojmë në transformimin e gjelbër dhe atë dixhital. Po punojmë që të ndërtojmë një vend modern dhe evropian”, tha kryeministri i Malit të Zi.

Reklamë

KE parashikon që gjatë vitit 2026 të ketë një ulje të çmimeve të shërbimeve roaming mes Malit të Zi dhe shteteve të BE-së.