×
  • Lajme
  • Rajon

    Vritet 33-vjeçari shqiptar në Itali, u la i gjakosur në mes të rrugës nga bashkatdhetari

    Reporteri
    01 Qershor 2023 | 11:04

    Një i ri shqiptar 33 vjeç u vra në Brescia të Italisë. Ai mbeti fillimisht i plagosur pasditen e së mërkurës dhe ndërroi jetë në spital gjatë natës.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në Calcinato, rreth orës 18:25. Autor i dyshuar i vrasjes është po një shqiptar, i identifikuar si Petrit Gega, 52 vjeç. Ai u arrestua nga policia rreth 1 orë pas ngjarjes.

    Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane e gjithë ngjarja ndodhi pas një sherri para një lokali të zonës për motive ende të panjohura.

    I riu shqiptar u gjet i gjakosur në mes të rrugës nga kalimtarë që njoftuan autoritetet. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi t’i mbijetojnë plagëve dhe ndërroi jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!