Nenad Gjuriç dhe Aleksandër Filipoviç janë ish-udhëheqës të Policisë së Kosovës që nuk pranuan të zbatojnë vendimet e qeverisë dhe refuzuan të qortonin qytetarët me targa ilegale duke u larguar përfundimisht nga forcat kosovare të rendit dhe për këtë sabotim ndaj shtetit të Kosovës, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka vendosur t’iu ndajë medalje shtetërore.

Vuçiç të mërkurën do t’iu dorëzojë çmimet Gjuriç-it, drejtorit të suspenduar të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore në Republikën e Kosovës dhe kapitenit Aleksandër Filipoviç, i cili ishte në detyrë shef i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore, shkruan Kuriri serb.

Ai do t’iu dhurojë “Medaljen e Artë për Guxim”, e cila në Serbi ndahet për veprimet në të cilat “del në pah guximi personal”.

Reklamë

“Urdhri i Meritës për Mbrojtje dhe Siguri, shkalla e parë, e cila jepet për kryerje mbi mesataren, shembullore dhe me nder të detyrave dhe detyrave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.

Gjuriç kishte dalur në konferencë për media, bashkë me udhëheqësit e Listës Serbe, dhe kishte njoftuar se kanë vendosur që të mos e zbatojnë masën e qortimit.

Pas këtij vendimi, Inspektorati Policor i Kosovës, kishte kërkuar suspendimin e tij.

Policia e Kosovës e suspendojë dhe të gjithë policët serbë, rreth 400, zhveshën uniformat dhe dorëzuan pajisjet, duke protestuar kështu me largim suspendimin e Gjuriç.