×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq bisedon me Ramën e Kovaçevskin: Ballkani i hapur do të thotë paqe, së bashku jemi gjithmonë më të fortë

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 10:52

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka  njoftuar se ka zhvilluar një video-konferencë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut në kuadër të nismës për Ballkanin e Hapur.

    “Kam folur me Edi Ramën dhe Kovaçevskin për hapat e përbashkët për të siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe për takimin e ardhshëm në kuadër të procesit të Berlinit. Një Ballkan i hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një të ardhme më të sigurt për njerëzit tanë në rajon, sepse së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, ka shkruar Vuçiq.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

    Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia kanë nënshkruar deri më tani disa marrëveshje dhe memorandume në kuadër të Ballkanit të Hapur./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!