×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq pas takimit me Macronin konfirmon se Serbia do të blejë avionët luftarakë “Rafale” nga Franca

    Reporteri
    09 Prill 2024 | 11:09

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në dy muajt e ardhshëm pret që të nënshkruajë kontratën për furnizimin me avionët luftarakë francezë “Rafale”.

    Vuçiq, i cili ndodhet në Francë për një vizitë dyditore, e bëri të ditur këtë para mediave, teksa tregoi për takimin që kishte me presidentin francez, Emmanuel Macron, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Kam folur me Macron për tre orë, jam shumë i lumtur për ato bisedime. Mendoj se kemi arritur marrëveshje konkrete për blerjen e avionëve Rafale, ku pres që të nënshkruhet kontrata në dy muajt e ardhshëm”, tha Vuçiq, siç shkruajnë mediat serbe.

    Avionët e rinj luftarakë që pritet t’i blejë Serbia do t’i shtohen flotës së Forcave Ajrore të Serbisë që kryesisht përbëhet nga “Mig 21” dhe “Mig 29” të cilët i ka blerë dhe i janë dhuruar nga Rusia.

    Se Serbia planifikon të blejë avionë luftarakë francezë Rafale, Vuçiq kishte paralajmëruar kohë më parë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!