×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq për “disa arsyeje” thërret për nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, njëra prej tyre sulmi në Moskë

    Reporteri
    22 Mars 2024 | 22:07
    Aleksandër Vuçiq dhe Vladimir Putin

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq po raportohet se ka thirrur për nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

    Sipas raportimeve të medieve serbe, që kryesisht kontrollohen nga regjimi i Beogradit, arsyeja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare nesër ka të bëjë me ngjarjen e sotme në Moskë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Megjithatë, vet Vuçiq ka pohuar se ka disa arsyeje përse sipas tij zhvillon këtë mbledhje nesër, por njëra prej tyre është edhe sulmi i përgjakshëm në Rusi.

    “Kemi disa arsye, por kjo është arsyeja imediate”, citohet të këtë thënë presidenti serb.

    “Dua të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për qytetarët e Federatës Ruse, për udhëheqjen e Rusisë, me shpresën se sulmuesit që kryen një krim kaq të tmerrshëm do të të sillen para drejtësisë, pra të arrestohen ose të likuidohen”, citohet të këtë deklaruar sonte Vuçiq.

    Ndryshe, të paktën 40 persona raportohet se janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur sonte në Moskë. Më shumë se 5 mijë persona besohet se ishin në sallën e koncerteve Rusi, në momentin kur persona të armatosur kanë nisur sulmin në Moskë.

    Më shumë se 5 mijë persona ndodheshin në sallë në momentin e sulmit në Moskë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!