×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq për zhvillimet në veri: Do ta bisedojmë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, s’ka pasur krizë më të madhe

    Reporteri
    26 Maj 2023 | 20:54

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe partia e tij, SNS, ka mbajtur një tubim sot në Beograd si kundërpërgjigje ndaj protestave të organizuara nga qytetarët e pakënaqur në Serbi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në këtë tubim Vuçiq ka folur edhe për situatën në veri të Kosovës.

    Ai theksoi se përfaqësuesit e QUINT-it kanë heshtur për të gjitha këto dhe tani po e dënojnë, por pasi shqiptarëve u lanë të mbaronin punën.

    “Sikur me dashje prisnin që njerëzit nga veriu i Kosovës të vinin në Beograd, u sulmuan ndërtesat komunale, dhe përfaqësuesit e QUINT-it heshtën për të gjitha këto, dhe tani po e dënojnë, kur shqiptarët kanë mbaruar punë. Nuk kemi pasur krizë më të madhe dhe më të rëndë.”, tha presidenti serb.

    Presidenti njoftoi se pas këtij takimi do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Kosovën.

    “Sapo të përfundojë ky tubim do të kemi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të biseduar për atë që do të ndodhë në Kosovë dhe kam frikë që do të ndodhin shumë gjëra të këqija sepse e dimë me kë kemi të bëjmë”, ka thënë ai para mijërave njerëzve të tubuar në një miting në Beograd.”, tha ai.

    “Për shkak të kësaj, dhe për shkak të gjithçkaje që na ka ndodhur, ne kemi nevojë për unitet, bashkim, bashkim më shumë se kurrë”, tha Vuçiq para turmës.

    Kujtojmë që sot, e premte, Policia e Kosovës ka intervenuar për të larguar serbët lokalë nga dyert e ndërtesave komunale në tre komunat veriore, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq dhe për të mundësuar hyrjen e kryetarëve të rinj në objekte./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!