×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq sfidon Orbanin në bilardo pas takimit 3-orësh në Beograd

    Reporteri
    26 Mars 2023 | 19:52

    Zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe marrëdhëniet dypalëshe kanë qenë në fokus të një takimi mes kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

    Sipas mediave serbe, takimi kokë më kokë ka zgjatur për tre orë, por detajet mbi temat e diskutuara kanë qenë të pakta.

    Por ajo që ka tërhequr vëmendjen në përfundim të takimit ka qenë një lojë bilardoje mes Orban dhe Vuçiq.

    Ka qenë ky i fundit që ka postuar disa foto të lojës në profilin e tij në Instagram, ku megjithatë nuk ka bërë të ditur se cili ishte fituesi ndeshjes.

    “Pas tre orë e gjysmë bisedime për çështjet strategjike dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Hungarisë dhe Serbisë bëra një ndeshje miqësore bilardoje me kryeministrin Orban”, ka thënë Vuçiq në rrjetin social.

    Lideri serb është shprehur “krenar” për miqësinë mes serbëve dhe hungarezëve, si dhe mirënjohës ndaj kryeministrit Orban, që sipas tij ka investuar energji dhe përpjekje për ta bërë këtë miqësi thelbësore dhe të sinqertë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!