×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq takohet me Lajçakun, i thotë se “po kryejnë hetim serioz” për sulmin në Ibër-Lepenc

    Reporteri
    04 Dhjetor 2024 | 11:27

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar edhe me emisarin evropian, Miroslav Lajçak.

    Vuçiq ka thënë se i ka thënë Lajçakut në Bruksel se Beogradi është i gatshëm të bashkëpunojë në identifikimin e autorëve pas shpërthimit në kanalin ujor të Ibër-Lepencit.

    “Përsërita se ne jemi duke kryer një hetim serioz dhe do të bashkëpunojmë me të gjitha palët për të zbuluar faktet, autorët dhe më e rëndësishmja, organizatorët e asaj që ndodhi në Varagë…”, tha Vuçiq.

    Kosova ka akuzuar Serbinë në lidhje me sulmin terrorist në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut që si pasojë dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës.

    Shpërthimi ndaj kanalit në Ibër Lepenc e dënua me termat më të fuqishëm edhe autoritetet ndërkombëtare. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!