Vuçiq tha se mbahet pas tubimit, shtyhet për nesër mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë mitingut kishte njoftuar se pas organizimit do ta mbledhë Këshilin e Sigurisë për të diskutuar rreth gjendjes në Veriun e Kosovës.

Por mbledhja është shtyrë për të shtunën në ora 09:00.

Kështu kanë njoftuar mediat e Beogradit.

Të premten, në Serbi është mbajtur një tubim i thirrur nga pushteti serb – në përkrahje të Aleksandër Vuçiqit.

Në atë tubim mori pjesë edhe Mirolad Dodik, lideri i serbëve të Bosnje dhe Hercegovinës – i sanksionuari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Express