×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiqi pas takimit me 5 diplomatët paralajmëron gatishmëri për ta pranuar “planin e BE’së”: Kam rezerva për një pikë

    Reporteri
    20 Janar 2023 | 17:38
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë pas takimit me pesë përfaqësues të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë dhe Italisë se në ditët dhe javët në vijim do të mbajë konsultime me qeverinë, parlamentin dhe grupet tjera të rëndësishme për konceptin evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

    Vuçiq ka deklaruar se “janë të gatshëm për të pranuar konceptin”, raporton N1.

    Ai ka theksuar se në takim “ka shprehur” rezerva për një nga pikat “e rëndësishme”.

    “Sigurisht që s’mund të flas për të sepse propozimi s’është publik”, ka thënë Vuçiqi të premten pasdite.

    Tutje, Vuçiq ka shtuar se diskutimi i sotëm me diplomatët ishte më i vështiri që ka zhvilluar deri më tash.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!