Menjëherë pas mesnatës, filloi zbatimi i plotë i Sistemit të Hyrjes/Daljes (EES) në kufijtë e jashtëm të zonës Shengen, duke shkaktuar kolona të mëdha në pikat kufitare në Kroaci.
Kolona të gjata janë krijuar në pikat kufitare të Kroacisë me Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën.
Pamjet nga kamerat e Klubit Kroat të Automobilave në pothuajse të gjitha pikat kufitare me këto vende tregojnë kolona të mëdha automjetesh në hyrje të Kroacisë.
Me zbatimin e sistemit të ri të hyrjes dhe daljes për qytetarët e Bashkimit Evropian kur kalojnë kufirin, asgjë nuk ndryshon.
Nga ana tjetër, pasagjerëve nga vendet e treta u merren të dhënat biometrike në kufi dhe të dhënat e tyre futen në mënyrë dixhitale në bazën e të dhënave, gjë që kërkon një kohë të caktuar për secilin pasagjer dhe rezulton në shumë trafik në pikat kufitare./Reporteri.net/
