×
  • Lajme
  • Rajon

    Zëvendëssekretari i NATO-s viziton Malin e Zi, përmendet dhe Kosova

    Reporteri
    13 Shtator 2024 | 17:29

    Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge, ka zhvilluar një vizitë zyrtare të premten në Mal të Zi, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një komunikatë për media thuhet se Ruge u takua në Podgoricë me presidentin malazez, Jakov Milatoviq, kryeministrin Milojko Spajiq, zëvendëskryeministrin Ervin Ibrahimoviç dhe ministrin e Mbrojtjes, Dragan Krapoviq.

    Po ashtu, ai zhvilloi takime edhe me anëtarë të shoqërisë civile.

    Ruge ka përshëndetur kontributin e Malit të Zi në në përpjekjet e gjata të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Këto përfshijnë rolin e tij në paketën e ndërtimit të kapaciteteve mbrojtëse për Bosnjë dhe Hercegovinën, misionin paqeruajtës të KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë, dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Prishtinë.

    Ruge nënvizoi se pranimi i Malit të Zi në NATO në 2017 ka forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Nga kjo përfitojnë jo vetëm populli i Malit të Zi, por edhe rajoni dhe gjithë Aleanca, dhe ka qenë një hap vendimtar në lëvizjen e vendit drejt integrimit të plotë evropian dhe euroatlantik”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!