×
  • Lajme
  • Rajon / Numri i deputetëve

    Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kështu do të ndahen mandatet në Kuvend

    Reporteri
    09 Maj 2024 | 7:30

    VMRO-DPME fitoi zgjedhjet parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut. Forca politike opozitare rikthehet në pushtet pas dy mandatesh.

    Me 43,23% të votave të fituara, VMRO-DPMNE do të ketë në Kuvendin e ri 59 deputetë.

    Të dytët janë koalicioni “Fronti Evropian” (BDI dhe Aleanca për shqiptarët) me 13,78%, të cilët do të kenë 19 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

    LSDM, partia që do t’i duhet të dorëzojë pushtetin, me 15,36% do të ketë vetëm 18 deputetë në legjislaturën e ardhshme.

    Pas saj është koalicioni VLEN me 10,72% të votave dhe pritet të ketë 13 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!