Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Vetëvendosjen për, siç thotë ai, bllokim të projekteve zhvillimore në kryeqytet.
Përmes një reagimi, Rama ka thënë se projekti “Qamil Hoxha” është bllokuar prej dy vitesh, duke e cilësuar këtë situatë si të jashtëligjshme.
Ai ka kritikuar mungesën e projekteve kapitale dhe ka ngritur pikëpyetje se kujt po i konvenon një Kosovë pa zhvillim.
Rama ka kërkuar përgjigje për mbi 300 mijë qytetarët e Prishtinës lidhur me agjendën që, siç pretendon ai, po zbatohet ndaj kryeqytetit.