×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Rama i quan “rrenca” asamblistët e VV-së: Nesër do të shpërfaqet fytyra e tyre

    Reporteri
    10 Shtator 2026 | 15:32

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se beson që Komuna e Prishtinës i ka votat e nevojshme për themelimin e kompanisë së re të pastrimit, e cila do të menaxhohet drejtpërdrejt nga kryeqyteti.

    Kjo çështje pritet të hidhet në votim në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, e cila mbahet nesër, transmeton Klankosova.tv.

    Në një konferencë për media, Rama tha se beson se vendimi do të kalojë edhe pa votat e asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Unë mendoj që i kemi votat për me kalu dhe me ecë përpara edhe pa Vetëvendosjen, por po them që kjo do ta tregojë nesër, do ta shpërfaq fytyrën e tyre, e asamblistëve, që e bien bërllokun para, i bëjnë të gjitha bllokadat që munden me i bë për kryeqytetin për mos me mujt me kry shërbimin e pastrimit për kryeqytetin”, deklaroi Rama.

    Ai kritikoi asamblistët e VV-së që, sipas tij, pengojnë zgjidhjen e problemit të mbeturinave dhe më pas kritikojnë gjendjen e pastërtisë në kryeqytet.

    “E në anën tjetër kinse shih si është bërë bërlloku në kryeqytet. Domethënë duhet me i shpërfaq këta rrenca, këtë po e bëjmë, dhe do vazhdojmë të bëjmë”, tha kryetari i Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!