×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Kryetari i Prishtinës

    Rama reagon pasi Prokuroria u aktivizua për ekspozitën mbi masakrat: Të veprohet me zero tolerancë

    Reporteri
    28 Mars 2026 | 16:38

    Kreu i Komunës së Prishtinës ka thënë se mirëpret aktivizimin e Prokurorisë Speciale lidhur me ekspozitën mbi masakrat në Kosovës.

    Rama ka thënë se duhet të veprohet me zero tolerancë ndaj atyre që cenojnë të vërtetën historike dhe rendin kushtetues.

    “E përshëndes veprimin dhe qasjen institucionale të Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”.E vërteta historike e Kosovës nuk është çështje interpretimi, por themel i pandryshueshëm i drejtësisë dhe i dinjitetit kombëtar. Çdo përpjekje për ta shtrembëruar apo manipuluar atë duhet të trajtohet me përgjegjësi të lartë institucionale”, ka shkruar Rama.

    “Është koha e fundit që individë jokompetentë dhe të papërgjegjshëm të mos tolerohen të manipulojnë periudhat më të dhimbshme dhe më të rëndësishme të historisë sonë. Historia nuk është hapësirë për eksperimente, as për narracione të rreme.Presim që institucionet e drejtësisë të veprojnë me zero tolerancë ndaj çdo veprimi që cenon të vërtetën historike dhe rendin kushtetues”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!