×
  • Lajme
  • Lajme

    Restoranti në Prishtinë dëmtohet për herë të dytë për shkak të emrit

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 11:21

    Një biznes në rrugën ‘Meto Bajraktari’ në Prishtinë është dëmtuar nga disa persona.


    Bëhet fjalë për restorantin  ‘El Greco’, një investim Kosovaro-Grek, në të cilin kuzhinierë grek përgatisin ushqime tradicionale greke.

    Siç shihet në këto pamje të dërguara nga një lexues në redaksinë e Indeksonline, grafitë me fjalë fyese e raciste janë shkruar në objektin e restorantit.

    Përmes  këtyre grafiteve, ata po kërkojnë mbylljen e këtij biznesi që vepron në kryeqytet.

    Policia është në vendin e ngjarjes.

    Mos i humb

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!